Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër r Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, ku nënvizon faktin se kreu i KED Ardian Dvoranit i ka përfunduar mandati dhe se duhet të largohej nga detyra.
“Presidenti i Republikës, në cilësinë e tij si Kryetar i Shtetit (neni 86 i Kushtetutës), organ i emërtesës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë (neni 136 i Kushtetutës) dhe organ përzgjedhës me short i anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (neni 149/d i Kushtetutës), nëpërmjet kësaj shkrese dëshiron të adresojë problematikën e krijuar nga vazhdimi i qëndrimit në detyrë i zotit Ardian Dvorani, si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Presidenti i Republikës është njohur me informacionin e përcjellë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) mbi plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, përmes shkresave me nr. prot. 241/1, datë 21.02.2020 dhe me nr. prot. 1651/1, datë 10.03.2020, si dhe përgjatë muajit mars 2020 ka përfunduar procedurat e emërimit të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, propozuar nga KLGJ në datë 5.03.2020″, shkruan Meta në letrën e tij.
Ndërkohë, mes Metës dhe Dvoranit ka një konflikt të hapur në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, i cili ka përfunduar në SPAK./abcnews.al