Kuvendi fton Dvoranin para Komisionit Hetimor: Do të pyetet për Presidentin Meta

schedule10:46 - 25 Shkurt, 2020

schedule10:46 - 25 Shkurt, 2020

Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi për Presidentin Ilir Meta do të marrë në pyetje kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Mësohet se Dvorani do të pyetet gjatë mbledhjes së ditës së premte.

Deputetët do ta pyesin Dvoranin në lidhje me veprimtarinë e Presidentit Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, gjë e cila është kthyer në shkak për përplasja të fortë mes maxhorancës, KED-së dhe Presidentit të Republikës.

Ndërkohë, mes Metës dhe Dvoranit ka një konflikt të hapur në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, i cili ka përfunduar në SPAK.
/abcnews.al