Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.
Kreu i shtetit thekson se ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Ndër të tjera Meta ka theksuar se kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.
LEXO EDHE: Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, PS heq dorë nga depolitizimi
Reagimi i plotë:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.
Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.
Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre!
Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë! /abcnews.al