Më 8 dhjetor, nuk do lëvizë nga sheshi deri kur shqiptarët të marrin të drejtën e tyre për t’u shprehur përmes referendumit. Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta, duke paralajmëruar një lëvizje të re, të cilësuar si dhjetori i dytë nga Qyteti Studenti.
Krahas çështjeve të tjera politike, Meta theksoi se është gati për rishikimin e kompetencave të tij, por vetëm përmes referendumit të popullit.
Sipas kreut të shtetit e drejta për referendum qytetarëve duhet t’u jepet edhe për çështje lokale. Presidenti Meta tha se do të largohej nga politika vetëm kur nisma e tij për referendumin të realizohej.
Kreu i shtetit injoroi kërkesën e re të mazhorancës për të shtuar si objekt hetimi nga komisioni hetimore edhe emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Kushtetutës të miratuar në vitin 1998, tre janë kushtet për të thirrur një referendum.
E para; nëpërmjet mbledhjes së 50 mijë firmave në popull; Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave./abcnews.al