Meta kundër Ramës për “Mini Shengenin”: Askush s’ka pse keqpërdoret për të defaktorizuar Kosovën

schedule14:10 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 14:10 - 30 Dhjetor, 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta del kundër qëndrimeve të mbajtura nga kryeministri Rama për nismën e “Minishengenit Ballkanik”. Në një intervistë për “Epoka e Re”, Meta është kategorik kur bëhet fjalë për nisma që sjellin përçarje dhe debate të panevojshme në dëme të Kosovës.

“Çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, që udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, që sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje, dhe që ka vetëm për qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është e mirëpritur. Ky duhet të jetë një parakusht për të promovuar dhe konsideruar iniciativa rajonale premtuese dhe të dobishme. Çdo iniciativë që provokon debate të panevojshme nuk e ndihmon bashkëpunimin tonë”.

Kryeministrit Rama i kujton se s’ka asgjë për t’i mësuar Kosovës dhe drejtuesve të saj politikë.

“Askush nuk ka pse keqpërdoret për të defaktorizuar Kosovën. Prishtina ka udhëheqësit e saj të zgjedhur me votën e qytetarëve të saj. Shqipëria, për fat të keq, nuk ka se çfarë t’i mësojë Kosovës, as sa i përket shtetit ligjor, as sa i përket zgjedhjeve e pluralizmit politik, apo qoftë sa i përket demokracisë”, tha Meta.

Shpresën e ka se Kosova shpejtë do të ketë qeverinë e saj të re dhe për këtë nxit fituesit e zgjedhjeve të shkojnë drejtë marrëveshjes.

Si fitues të zgjedhjeve parlamentare, uroj që Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në partneritet dhe përgjegjshmëri të vendosin sa më parë për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, tha ndër të tjera Meta.

Ndërkohë Kosova nuk mori pjesë në takimin e zhvilluar në Tiranë mes kryeministrit Rama, Presidentit serb Vuçiç, kryeministrit Maqedonas Zaev dhe Presidenti malazez Milo Gjukanoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!