Presidenti Ilir meta ka rrëzuar ligjin për prokurimet publike në fushën e mbrojtjes duke e kthyer atë për rishqyrtim në Kuvend.Sipas arsyetimeve të kreut të shtetit ky ligj cënon parime të rëndësishme të kushtetutës.
Në thelb ligji për prokurimet në fushën e sigurisë parashikon procedurat që ndiqen për furnizmin me paisje ushtarake.Por sipas presidentit Meta në draft nuk përcaktohen qartë mallrat dhe shërbimet që prokurohen duke cënuar barazinë e operatorëve para ligjit.
Kjo sipas vlerësimit të presidencës shkakton diskriminim të operatorëve të ndryshëm në treg, duke rritur mundësitë për dëm ekonomik ndaj financave të shtetit.
Po ashtu në relacion thuhet se ky ligj shmang procedurat e hapura për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe ul ndjeshëm mundësinë e biznesit vendas për pjesëmarrje. Në arsyet e mos dekretimit të këtij projektiligji presidenti thekson edhe faktin se krijon hapësira përpërdorimin e procedurave edhe për mallra e shërbime që jodomosdoshmërisht lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe mbrojtjen.
LEXO EDHE: Meta dekreton ligjin për faljen e gjobave të pandemisë Covid 19
Në sqarimin theksohet se edhe përcaktimi që Çdo ankesë në komisionin e prokurimit publik të bëhet kundrejt pagesës, rrezikon të çojë në miratimin e një tarife që jo vetëm mund të jetë diskriminuese, por edhe të cenojë rëndë ushtrimin efektiv të mjeteve të ankimit.Presidenti Meta ka dektretuar ligjin për faljen e gjobave të vendosura gjatë pandemisë.Ky vendim parashikon që të gjithë penalizimet e vendosura për qytetarë apo drejtues mjetesh të cilët kanë thyer rregullat e karantinës të falen deri në datën 17 prill./abcnews.al