Meta kthen buxhetin 2022: Plan antisocial, mungon mbështetja për shtresat në nevojë

schedule13:01 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 13:01 - 10 Dhjetor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend buxhetin për vitin 2022. Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit thekson se buxheti në tërësinë e tij është një plan antisocial dhe ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me politikat fiskale.

Sipas Metës, ky buxhet paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimin dhe efektit ekonomik të tij.

Ai thekson se mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë.

Meta nënvizon se mungesa ka edhe në mbështetjen e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj COVID-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!