Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për mediat ku edhe ka folur për çështjet e rëndësishme politike. Meta u shpreh se konsensusi është shumë i rëndësishëm për Reformën Zgjedhore. Gjithashtu ai shtoi se opozita nuk ka vendosur kushtin e një qeverie tranzitore.
Sipas tij Opozita duhet të ketë kërkesa të qarta dhe duhet të mbajë qëndrimin e saj. Presidenti shtoi se për kreun e KLSH-së nuk do të lejonte presionet politike.
Lexo edhe: “Zgjedhorja”, Meta: Opozita nuk ka vendosur si kusht qeveri tranzitore
“Kreu i KLSH do zgjidhet në mënyrë Kushtetuese, s’do lejoj presion publik”, tha Meta. Ndërsa më tej theksoi se se takimi me ambasadoren e SHBA –së Yuri Kim ishte pozitiv, ndërsa shtoi se nuk do të komentonte zhvillimin e takimit.
” Kuvendi duhet ti kushtojnë vëmendje pagesave të institucione, financimin e terrorizmit dhe pastrimit të parave. Së dyti me kënaqësi shpalla ligjin për sigurimet shoqërore. Këtë javë patëm një komunikim me Kuvendin për Eurobond të ri.
Lexo edhe: Bisedimet me ambasadoren e SHBA, Meta: Nuk do bëj komente për takimin me Kim
Shuma që parashikohet të emetohet më detyruan të mos jepja menjëherë pëlqimin. Reflektimi i Kuvendit për shqetësimit e rritur, bën që ky akt do të hyjë menjëherë në fuqi.
Në datën 26 maj jam njohur edhe me letrën e Ruçit, për kreun e KLSH-së. Nuk do të lejoj të bëhet një shantazh apo presion politik”, tha Meta./abcnews.al