Miratimin e reformës në drejtësi e ka risjellë në vëmendje edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Në një postim në rrjetet sociale ai ka publikuar fjalimin që ka mbajtur në seancën e 21-21 korrikut të vitit 2016. Falë këmbënguljes së tij u bë i mundur miratimi me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi dhe shmangu kapjen e këtij sistemi nëpërmjet ndryshimeve kushtetutese.- shprehet kreu i shtetit sipas të cilit vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh. Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.- shkruan presidenti Ilir Meta në statusin e tij. /ABC News Albania 24/7
Meta: Konsensusi i vitit 2016 rekomandoi çeljen e negociatave
schedule15:10 - 22 Korrik, 2019
schedule 15:10 - 22 Korrik, 2019