Presidenti Ilir Meta në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ka vërë nderimet e tij nga qyteti i flamurit Vlora.
Kreu i shtetit në fjalën e tij për mediat është shprehur se ky 108 vjetor e gjeti vendin në një situatë të pazakonte por ai theksoi se vitin tjetër do të bëhet një festë madhështore në nderim të kësaj dite të rëndësishme për kombin.
“Është kënaqësi e veçantë që takohemi në shpirtin e flamurit në Vlorë Ky është një 28 nëntor i veçantë dhe për shkak të kësaj fatkeqësie të pandemie jemi të detyruar të jemi të kujdesshëm në këtë ditë festimi për ditën më të madhe të kombit tonë.
28 nëntori i ardhshëm do të jetë ndryshe dhe do ta festojmë në kushte të tjera dhe plot madhështi siç e meriton kombi.
Ky është një 218 nëntor i veçantë edhe për një arsye tjetër, pasi 3 muaj më parë në këtu në Vlorë festuam edhe 100 vjetorin e çlirimit të Vlorës dhe më pas të gjithë Shqipërisë. Të dyja këto ngjarje jo rastësisht lidhen me Vlorën.
Jam këtu për tu përulur me administrimin më të lartë për të gjithë ata që dhanë jetën për të mbërritur deri te dita e pavarësisë por edhe për të gjithë ata që e mbrojtën pavarësi.
Pavarësia dhe sovraniteti nuk janë të dhënë një herë e përgjithshme por duhen mbrojtur si sytë e ballit. Mbrojtësi më i sigurt është vetë sovraniteti i popullit në këtë vend,. Kjo është një ditë që na fton edhe për tu bashkuar. Sa herë kemi qenë të bashkuar kemi fituar”, është shprehur Meta.
Presidenti Meta ka komentuar miratimin e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Marty-t sa i takon hetimit të krimeve për luftën e Kosovës.
“Komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia”, ka thënë Meta./abcnews.al