Juristi Romeo Kara ka deklaruar në “Tirana Live” se kreu i PL, Ilir Meta kërkon të shpëtojë nga lobimi dhe politika që do ta bashkojë me Sali Berishën te ballkoni është destabilizimi.
Ai ka theksuar se Meta vetëm sulmon SPAK dhe nuk flet me argumente, po vepron si i pandehur.
Sipas juristit, LSI është një “gjellë” e vjetër, që Meta po e përdor dhe bashkë me të dhe familjen e tij.
“Është një fortunë e krijuar nga Meta, kemi gruan e tij që ka dal nga kjo situatë. Unë mendoj që personi më i zhurmshmi nuk është më i fuqishmi, është më i pasigurti dhe Meta po kërkon të shpëtojë nga lobimi.
Ai kërkon gjithashtu që nëse do të arrestohet të lërë dy persona që nuk janë të përfshirë. Mendon ta përdori LSI si estabilishment, ai dhe Berisha kanë kërkuar të përdorin kartën që në këtë vend nuk do të ketë asnjëherë drejtësi.
Ai po flet si i pandehur nuk dëgjon më, është bipolar. Ia hedh fajin të tjerëve, duke e ditur shumë mirë që kallëzimin e kam bërë unë në 2017 dhe jo në 2019 dhe kam emisionin ku kam dalë. Po kapet pas fijes së barit, kur nuk sulmon argumentin, sulmon argumentuesin. Unë e pranoj fjalën e tij, por dhe ai duhet të pranoj fjalën time që është hajdut.
E ftoj të ballafaqohet me mua me këtë emision dhe të dalim dhe të shohim se kush është ky burrë që po akuzon”.
Më tej, Kara theksoi se Meta është afër arrestimit dhe do të marri atë që meriton.
“Ka dhe njerëz të tjerë si unë, që janë të ngopur si unë. Të marri dhe Berishën, mundësisht dhe Ramën. Unë kur dal nga shtëpia mendoj dhe që mund të mos kthehem më. Atë rraqe të qelbur LSI nuk e do asnjëri. Mendoj që jemi afër një arrestimi, mund të jetë ai lajmi që ka dhënë dje Anduena Llabani që ka paguar një prokuror për të shtyrë arrestimin.
Këta janë në fund, e ka SPAK në dorë e ka dhe ky popull. Do të marrin atë që meritojnë më në fund këtij populli do t’i kthehet drejtësia, që kurrë të mos përsëritet kjo epokë e zezë”./abcnews.al