Zgjedhjet e 30 qershori, Meta kërkon procedim displinor ndaj anëtares së GjK-së, Fiona Papajorgji

schedule10:33 - 26 Janar, 2022

schedule 10:33 - 26 Janar, 2022

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nisjen e një hetimi disiplinor të Gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Meta i është drejtuar sot përmes një shkrese zyrtare Kolegjit të Posacëm të Apelit, për të nisur hetimin ndaj Papajorgji me pretendimin që kjo gjyqtare, anëtaren e gjykatës Kushtetuese, ka bërë shkelje të rënda profesionale dhe etike në lidhje me vendimin për zgjedhjet e 30 Qershorit. Sipas kreut të shtetit, veprimet e Fion Papajorgjit cënojnë figurën e gjyqtarit kushtetues.

Meta thotë se ndaj gjyqtares Papajorgji, e cila ka mbajtur edhe rolin e relatores së çështjes janë konstatuar shkelje, po ashtu sipas Presidentit në këtë veprimtari dyshohet të jenë të përfshirë edhe disa anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i Shtetit i referohet vendimit për zgjedhjet e 30 qershorit, e cila vendosi të rrëzojë kërkesën e Shoqatës së Bashkive, për shpalljen e tyre si antikushtetuese.

“Pas shqyrtimit të të gjithë dosjes gjyqësore që na është përcjellë nga Gjykata Kushtetuese, rezultojnë disa të dhëna e fakte që bëjnë të detyrueshme t’ju përcjellim këtë informacion të shoqëruar me prova bindëse të cilat konfirmojnë se, ka të dhëna mëse të mjaftueshme se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe konkretisht zonja Fiona Papajorgji dhe relatore e kësaj çështje ka konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit. Përsa rezulton në dosje ekziston dyshimi ynë se në këtë veprimtari në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, mund të jenë përfshirë edhe disa anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Këto të dhëna sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, kërkojnë domodosmërisht që nga ana juaj të merren masa për fillimin menjëherë të procedimit disiplinor dhe të merren masa emergjente dhe të themelta në lidhje me këtë procedim disiplinor sipas ligjit”, thuhet në letrën e Metës. /abcnews.al/ 

(Kërkesa e Metës për Procedim disiplinor )

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!