Meta kërkon lirimin nga qelia/ Kërkon në Apelin e Posaçëm ndryshimin e masës së sigurisë

schedule13:43 - 4 Nëntor, 2024

schedule 13:43 - 4 Nëntor, 2024

Ish-presidenti Ilir Meta që po mbahet I arrestuar ka kërkuar lirinë në gjykatën e apelit të posaçëm. Meta përmes avokatit të tij mbrojtës paraditën e së hënës, ka ankimuar në gjykatë masen e arrestit në burg te caktuar ndaj tij prej dates 21 tetor. Ai akuzohet nga spak per fshehje pasurie, pastrim parash e korrupsion ne lidhje me hetimet per lidhjen e marreveshjes mës Cez dhe Dia, lobimin ne shba te partise levizja socialiste per integrim si dhe mos deklarim te shumave monetare per disa nderhyrje kirurgjikale.

Paraditen e të henes, avokati i tij mbrojtes Genc Gjokutaj, pretendoi se spak nuk ka asnje prove qe te implikoje Meten dhe nga ana tjeter arrestimi ish-presidentit eshte u paligjshem duke paralajmeruar edhe kallezim penal per efektivet qe prangosen ish-predidentin prane mbi kalimit te kamzes. Te henen ne prokurori u paraqit edhe deputetja Monika Kryemadhi ne zbatim te vendimit te gjykates qe ka caktuar masen detyrim paraqitje te henen e pare te muajit ne oren 12 per ligjvenesen.

Njësoj si Meta, edhe Kryemadhi ka kërkuar që të rrëzohet masa detyrim paraqitje që iu caktua deputetes. Ajo akuzohet nga spak per pastrim Parash, fshehje pasurie e korrupsion. Pas daljes nga prokuroria Kryemadhi deklaroi se, do te perballet me te gjitha akuzat qe i cilesoi te pa verteta.

Pas Kryemadhit ne prokurori u paraqiten edhe ish-kreu u AKEP, Pirro Xhixho qe po hetohet ne gjendje te lire per korrupsion, me dyshimin se me ndikim te çiftit Meta-Kryemadhi ka favorizuar biznesmenin shqiptaro-amerikan Adrian Shatku per te lidhur nje mareveshje interkonjeksioni per fibrat optike me nje kompani celulare. Po keshtu ne spak u paraqit edhe Ema Çoku qe dyshohet per pastrim parash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!