TIRANË-Ilir Meta ka vendosur të jetë nw listwn e hapur tw kandidatëve të koalicionit me PD në Tiranë.
Pasi u refuzua heren e pare nga Berisha, Meta po perdor strukturat e tij te cilat votuan ne nje mbledhje te Komitetit Drejtues që Presidenti i PL te kandidojë në listë të hapur.
Vetë Meta në një mesazh audio nga burgu deklaroi se synimi i Partisë së Lirisë është të tejkalojë rezultatin e 2021 dhe të marrë të paktën 10 mandate.
Duket se Presidenti i PL nuk ka mbetur i kënaqur me marrëveshjen e parë me Berishën, për të kandiduar në listën e mbyllur në Fier.
Doktori i ofron vetëm 4 mandate të sigurta, aq sa LSI mori në 2021.
Por Meta po i bën presion Berishës, duke synuar të dalë mbi ofertën e ofruar.
Ai kërkon 4 mandate të sigurta, dhe vetë ne listën e hapur, për të realizuar nga burgu, dëshirën e tij, të dalë deputeti më i votuar me 11 maj.
Përvec lirisë që do të fitojë me mandatin e deputetit, Meta do të tregojë forcën si përballë socialistëve, ashtu dhe mes demokratëve.
Por doktori ka paralajmëruar disa herë se nuk do të pranoje që aleati i tij i burgosur të jetë në listë te hapur. Firmën e fundit e ka vetë ai, për të ndihmuar apo krisur marrëdhëniet me Metën. /abcnews.al