Meta: Jam armik i oligarkisë, president s’jam zgjedhur nga LSI, por nga Rama

schedule16:31 - 22 Shkurt, 2021

schedule 16:31 - 22 Shkurt, 2021

Kreu i shtetit nga Vlora, ku i është përgjigjur Ramës për vizitat e tij natën në këtë qytet është shprehur se sa herë të kthejë përgjigje do të vijë në qytetin bregdetar dhe do e bëjë një gjë të tillë.

Meta nga Vlora ka thënë se president është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama dhe jo nga LSI.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë më 25 prill ndërsa ata që sipas tij demoralizojnë qytetarët, të lidhin kokën me peshqir.

“Unë s’jam  zgjedhur nga LSI si president por nga Edi Rama, merrini dhe shikoji deklarimet e tij i cili ka thënë se askush më mirë se Ilir Meta s’mund të mbrojë interesat e opozitës. Unë mbroj interesat e demokracisë. Unë gjithmonë midis demokracisë dhe pushtet do zgjedh demokracinë.

Kushdo që përpiqet ti demoralizojë qytetarët për 25 prillin le të lidhë kokën me peshqir, kjo gjë ka përfunduar. Oligarkia do rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do ngrihet në këmbë. Të gjithë të votojmë”, tha Rama./abcnews.al