Në konferencën e përbashkët dy presidentët, e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentit Ilir Meta kanë komentuar debatin për ndryshimin e kufijve ku të dy janë shprehur kundër një ideje të tillë.
Meta ka theksuar se tashmë fokusi i Ballkanit duhet të jetë integrimi në BE, pasi ndryshimi i kufijve është një çështje e mbyllur dhe hapja e saj do të sillte pasoja të tmerrshme.
“Qëndrimi im është i qartë se çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është i tmerrshëm është provuar se sjell gjenocid, shkatërrim, shpopullim, dëme të jashtëzakonshme dhe nuk besoj se ka vend më për të ndodhur në Ballkan ajo që është e rëndësishme është Integrimi ky është qëndrim i qartë dhe do të jetë i imi. Të gjithë institucionet e Shqipërisë kanë pasur dhe kanë këtë qëndrim, kush del jashtë këtyre qëndrimeve bën një politike që nuk është në shërbim të politikës së Shqipërisë dhe as të shtetit shqiptar”, ka thënë presidenti Meta.
LEXO EDHE: Osmani i përgjigjet Mustafës: S’merrem me të, por me sfidat që kemi këtë periudhë
Osmani ndër të tjera ka theksuar se në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi është e rëndësishme që të mos përmendet më çështja e asosacionit pasi është një çështje e mbyllur në vitin 2015 dhe një shtrim tjetër në tryezë është në kundërshtim me Kushtetutën.
“Një ndër çështjet që kam ngritur në këtë takim është se asosacioni i komunave serbe, për ne që vijmë nga Mitrovica dhe e njohim mirë këtë vend ne kohën e Ahtisarit ne e dimë shumë mirë qëllimin e Serbisë në atë kohë. Serbia ka qëllim që të mos e përfundojnë dialogun, çështja e asosacionit sërish nuk do të ishte një qetësi për Serbinë ato do të kërkoshin një tjetër marrëveshje. Unë kam kërkuar që një temë e tillë të mos shtrohet më në tavolinë kjo është një çështje që është mbyll në 2015 dhe një gjë e tillë do të binte në kundërshtim me atë”, ka thënë Osmani./abcnews.al