Meta i shqetësuar për raportin “Fitch”: Urgjent dialog politik

schedule16:07 - 9 Janar, 2020

schedule 16:07 - 9 Janar, 2020

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin “Fitch Ratings”, i cili vlerëson se kriza politike në vend kanë përkeqësur risqet për ekonominë shqiptare.

Kreu i shtetit shpreh shqetësimin për këtë raport, ndërsa tërheq vëmendjen e aktorëve politikë. Meta kërkon me urgjencë vendosjen e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut.

Reagimi i plotë:

Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5.

Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend.

Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut.

Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!