Presidenti Ilir Meta shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të rasteve të reja dhe humbjeve në jetë për shkak të koronavirusit.
Në konferencën e përjavshme, Meta theksoi se është e rëndësishme një strategji e re për të dalë sa më parë dhe të sigurt nga kjo pandemi.
Po ashtu kreu i shtetit ka bërë thirrje edhe për respektimin e protokolleve.
“Te mos humbet përqendrimi në përballimin më efikas të pandemisë. Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur kërkojnë urgjentisht një reflektim serioz nga të gjithë. Nga instucionet, qeveria, opozita dhe nga çdo qytetar.
Është e domosdoshme një strategji e re konkrete dhe afatgjatë për të përballuar dhe për të vënë nën kontroll këtë pandemi. Është i domosdoshëm një komunikim edhe më intensiv me vendet fqinje, ato të BE dhe OKB për të harmonizuar informacionin me qëllim që kjo strategji e re të na mundësojnë daljen sa më ë shpejtë nga kjo situatë.
Theksoj edhe njëherë rëndësinë për të respektuar protokollet. Objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë mbrojtja e jetës së qytetarëve por edhe të ekonomisë”, u shpreh Meta. /abcnews.al