Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, foli për mediat pas takimit me kreun e PD, Sali Berisha.
Ai tha se në fokus të diskutimeve ishin zgjedhjet lokale të 14 majit. Meta tha se PL do të fusë kandidatët e saj në zgjedhjet për primaret që do të bëjë PD.
Ndërsa shtoi se i ka propozuar emrin e një superpolitikani Berishës, për të qenë kryetari i ardhshëm i këshillit Bashkiak të Tiranës.
Meta: Kryetari i ardhshëm i Bashkisë, i o9pozitës së vërtetë që do triumfojë dhe kryetari i ardhshëm i Këshillit të Bashkisë do të bëjë spektakël. Partia e Lirisë respekton primaret është risi e jashtëzakonshme, kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo që ne kemi kandidat të cilët premtojnë do t’i përfshijmë në primaret e përbashkëta me PD. E rëndësishme që kandidatët të respektojnë njëri tjetrin, ai që përdor primaret për të sulmuar kandidatët e tjerë përjashtohet nga gara.
Pyetje: A keni ndonjë emër?
Meta: Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë apo kudo tjetër. I kam propozuar një emër Berishës që ai e priti me shuëm kënaqësi. Parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë shumë i rëndësishëm.
/Abcnews.al/