Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta i përgjigjet Ramës: O Spiropalist, dua më shumë Margaritën se Monikën

schedule17:53 - 9 Tetor, 2020

schedule 17:53 - 9 Tetor, 2020

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit e akuzoi se bën fushatë fshehurazi për Lëvizjen Socialiste për Integrim ndërsa ironizoi dekoratat e dhëna nga kreu i shtetit.

Meta thotë se do më shumë Margaritën se bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, pasi ajo ka vënë përpara Atdheun, ndërsa kjo e fundit e braktisin parlamentin pa dëshirën e tij.

“O shoku thirri mendjes!  Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”

Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të atdheut”, shkruan Meta./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!