Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta i përgjigjet ftesës së Ramës: Kush do mendimin tim, të më ftojë zyrtarisht jo me “IM-ra”

schedule18:38 - 24 Korrik, 2020

schedule 18:38 - 24 Korrik, 2020

Në komunikimin e tij të përjavshëm me gazetarët, presidenti i Republikës  i ka kthyer përgjigje ftesës së bërë nga kryeministri më herët.

Duke treguar një postim në Twitter, të printuar në letër” të bërë nga Rama, që  e ftonte kreun e shtetit në tryezë për të diskutuar rreth ndryshimeve kushtetuese , Meta u shpreh se kush do mendimin e tij, duhet ta ftojë në mënyrë zyrtare.

“Nuk ftohet presidenti në Këshillin Politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara dhe jo serioze si ky Twitteri këtu.. Presidenti nëse dikush, kërkon mendimin e tij për çështje të rëndësishme, fton zyrtarisht,” u shpreh Meta.

Po ashtu, kreu i shtetit bëri të ditur se nëse të gjitha palët në Këshillin Politik, do të donin mendimin e tij, ai është i gatshëm të ndihmojë.

“Nëse gjithë anëtarët e Këshillit Politik kanë dëshirë që presidenti të jetë aty dhe të japë mendimin e tij, padyshim që presidenti është i gatshëm në çdo sekondë që të shkojë dhe të japë mendimin e tij..qoftë edhe përpara partnerëve ndërkombëtarë që e mbështesin Këshillin Politik, në interesin më të mirë të këtij procesi që është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit,” u shpreh më tej Meta.

Lexo edhe: Ndryshimi i Kushtetutës, Rama dakord me Metën: Rikthehemi në Këshillin Politik

Kujtojmë këtu se më herët kryeministri Rama, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter i bënte ftesë Metës dhe Bashës për të diskutuar në Këshillin Politik, ndryshimet kushtetuese. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!