Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Meta i nxjerr Ramës videon e vitit 2013: Ky vizion meriton vetëm duartrokitje!

schedule19:29 - 15 Korrik, 2020

schedule 19:29 - 15 Korrik, 2020

Presidenti Ilir Meta është ndalur edhe njëherë tek ndryshimet kushtetuese, ndërsa ka publikuar një tjetër video të kryeministrit Edi Rama.

Në video shfaqet kryeministri në vitin 2013, i cili thotë se Kushtetuta duhet ndryshuar vetëm me referendum.

“Çdo ndërhyrje në Kushtetutë, pavarësisht se nuk përbën asnjë lloj sakrilegji në vetvete, imponon domosdoshmërisht që, në funksion të stabilitetit dhe të forcimit të rendit kushtetues, GJITHËPËRFSHIRJA të jetë KONCEPTI BAZË dhe më fillestar i saj. S’mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë një proces partiak dhe, aq më pak, një proces politikisht i njëanshëm. Padyshim, edhe në qoftë një proces politikisht i gjithanshëm, kjo është e pamjaftueshme kur flasim për Kushtetutën e një vendi, në jetën e të cilit partitë politike përfaqësojnë shumëçka, por kurrsesi nuk përfaqësojnë gjithçka”, ka deklaruar Rama në 22 nëntor të vitit 2013.



Ndërkaq, Meta shprehet se ky vizion i kryeministrit duhet duartrokitur.

Ky vizion të dashur miq meriton vetëm duartrokitje!

Miratimi i Kushtetutës me REFERENDUM popullor është merita më e madhe e vetë Partisë Socialiste në këto tre dekada!”, shkruan Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!