“Meta i konsumuar politikisht”, Minxhozi: Kushtetuesja vendimi për reputacion ndaj Metës

schedule22:46 - 17 Shkurt, 2022

schedule 22:46 - 17 Shkurt, 2022

Ilir Meta ka paralajmëruar një rikthim në skenën politike pas përfundimit të mandatit të Presidentit, por për analistin Skënder Minxhozi, Meta do ta ketë të vështirë rikthimin në arenën politike.

I ftuar në “Log.”, Minxhozi është shprehur se Ilir Meta është i konsumuar politikisht, ndërsa ka shtuar se LSI nuk është më si më parë.

“Mund të jesh shumë i fuqishëm por nuk mundesh. Janë impulse që pakësohen. Je rrëzuar 6 herë.”

“Është i konsumuar. Dhe kur lë presidencën është i vetmi që i ka shëtitur postet. Pas 30 vitesh kur ka këtë lloji bilanci si kthehet Meta? Me një PD që është e divorcuar. Me një LSI që është ashtu siç është. Pra si kthehet?” tha Minxhozi.

Ndërkohë duke u ndalur tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin, sipas Minxhozit, ky vendim dhe reputacioni i Kushtetueses është më i rëndësishëm se 5 muaj në presidencë të Metës.

“Nuk është fitore e Metës kjo e Kushtetueses. 5 muaj të mandatit të Ilir Metës, vlejnë më pak në sytë e qeverisë dhe në sytë e amerikanëve, vlejnë më pak se ky akt që krijon sot GJK. Duke e lënë në zyrë ka hedhur poshtë atë që janë të kapur. I hidhte poshtë, Ilir Meta. Edhe Berisha godiste GJK. Askush nuk foli sot. Mendoj që reputacioni i Kushtetueses vlen më shumë se 5 muajt e Ilir Metës.” tha Minxhozi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!