Meta i jep gradën “Gjeneral Major” komandantit të Doktrinës dhe Stërvitjes, Bajram Begajt

schedule15:06 - 3 Korrik, 2020

schedule 15:06 - 3 Korrik, 2020

Presidenti Ilir Meta, këtë të premte ka dekretuar me gradën madhore “Gjeneral Major” për Gjeneral Brigade Bajram Rushit Begaj, me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:

“Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;

“Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;

“Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;

“Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;

“Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.

Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si:

Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,

Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,

Drejtor i Spitalit Ushtarak,

Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura./abcnews.al