Meta i dorëzon flamurin kombëtar Suela Mëhillit

schedule20:01 - 2 Shkurt, 2018

schedule 20:01 - 2 Shkurt, 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i dorëzoi flamurin Kombëtar delegacionit sportiv shqiptar që do përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeong-chang 2018”.
Ato do të zhvillohen në Korenë e Jugut nga data 9 deri më 25 Shkurt. Kreu i shtetit deklaroi se pret rezultate të mira nga veprimtaritë sportive ndërkombëtare.
Presidenti Meta tha gjatë ceremonisë se duhet të promovohen akoma më shumë sportet dimërore për të masivizuar pjesëmarrjen e të rinjve shqiptarë nëpër aktivitete dhe olimpiada sportive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!