Presidenti Ilir Meta ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes të Këshillit Kombëtar të Integrimit se marrëveshja e fundit për Reformën Zgjedhore ishte një hap për procesin e integrimit.
Lidhur me takimin që ai realizoi me kreun e qeverisë Edi Rama para nisjes së kësaj mbledhjeje, Meta u shpreh se është i hapur për çdo ftesë që ka të bëjë me integrimin e vendit.
LEXO EDHE: Rama batuta me gazetarët pas mbledhjes për integrimin: Jashtëzakonisht i kënaqur
“Mbledhja ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat e mëdha që na presin dhe duhet t’i përmbushin. Metodologjia e re e zgjerimit mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe arritjeve.
Dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore jo si një marrëveshje që zgjidhje gjithçka por për një hap drejt dakordësimit për të ofruar zgjedhje sipas kushteve të BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim. Cilësia është kryesoja e zgjedhjeve. Po të ishte për datën, ju e dini që data duhet të ishte dje por mbetet ende shumë punë në këtë proces që po monitorohet nga ndërkombëtarët.
Ishim për çështjet e integrimit europian dhje për këto çështje unë i përgjigjem çdo ftese dhe gjithmonë kam bërë çdo gjë që koha të mos humbasë kohë. Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe shumë qytetarë kanë humbur besimi ndaj na duhet të rikthejmë shpresën që ku vend të fitojë një motivim të ri”, tha Meta./abcnews.al