Meta “godet” opozitën: Pazare të ulëta politike për amnistinë penale

schedule19:28 - 24 Shkurt, 2024

schedule 19:28 - 24 Shkurt, 2024

TIRANË- Ilir Meta i ka parë nga jashtë sallës parlamentare, përpjekjet për të bërë 84 votë, që nuk u bënë dot, për të miratuar Amnistinë Penale. Por panoramën e asaj që ndodhi duket se e ka të qartë dhe nuk kursen radhët e opozitarëve.

“Tërheqja nga rendi i ditës gjithashtu në seancën e fundit plenare të projektligjit për Amnistinë Penale ishte një tjetër dëshmi tronditëse se si institucioni i Kuvendit është marrë peng nga Edi Rama, ku ligjet futen dhe hiqen në rendin e ditës, sipas agjendave politike të Kryeministrit dhe pazareve të ulëta politike që bëhen apo zhbëhen”.

Partia e Lirisë nuk bëri asnjë propozim për Amnistinë, duke qëndruar në distancë edhe mundësive për të gjetur vota në radhët e 3 deputetëve të saj në parlament.

Ndryshe vepruan opozitarët demokratë. Partia Demokratike e Lulzim Bashës kërkoi të përfshihej në proces, përmes një amendamenti që kërkonte lirimin e mbi 300 protestuesve të saj.

Larg nuk qëndruan as opozitarët në aksion, që nga një anë bllokojnë seancë dhe nga ana tjetër propozuan amendime në Amnisti.  Ishte Ferdinand Xhaferraj i pari bëri propozim dhe pas tij dhe deputeti i grupit Bardhi, Bledion Ballbati, që shkaktoi debat/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!