Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Meta gjobitet me 3.5 milionë euro nga Antitrust për praktika të padrejta tregtare

schedule12:33 - 5 Qershor, 2024

schedule 12:33 - 5 Qershor, 2024

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut ka gjobitur Meta Platforms Ireland Ltd dhe kompaninë mëmë Meta Platforms Inc. me 3.5 milionë euro për dy praktika mashtruese tregtare në lidhje me krijimin dhe menaxhimin e llogarive të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram.

Autoriteti konstatoi se Meta, në kundërshtim me nenet 20, 21 dhe 22 të Kodit të Konsumatorit, nuk i ka njoftuar menjëherë përdoruesit e regjistruar në Instagram nëpërmjet internetit për përdorimin e të dhënave të tyre personale për qëllime komerciale.

Në kundërshtim me nenin 20 të Kodit të Konsumatorit, Meta nuk ka menaxhuar saktësisht pezullimin e llogarive të përdoruesve në Facebook dhe Instagram. Në veçanti, Meta nuk ka treguar se si vendos të pezullojë llogaritë e Facebook (qoftë pas një kontrolli të automatizuar) dhe nuk u ka dhënë përdoruesve të Facebook dhe Instagram informacione mbi mundësinë e kontestimit të pezullimit të llogarive të tyre./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!