Deputeti socialist Ervin Bushati dhe ish-ambasadori Agim Nesho replikuan në emision “Log.” Në ABC në lidhje me situatën politike në vend. Bushati tha se Meta po përpiqet të marrë drejtimin e opozitës, ndërsa Nesho nga ana tjetër deklaroi se PS e zgjodhi Metën në krye të shtetit dhe sot e sulmon pasi nuk bëri atë që ata i kërkuan.
Replikat në studio
Agim Nesho: Për makijazh jeni të zotët ju.
Ervin Bushati: Kush është i zoti i bën të gjitha.
Agim Nesho: Ju godisni atë që vetë e keni zgjedhur. E di kush është më e rëndësishme në kushtetutën shqiptare? Ruajtja e karakterit pluralist.
Ervin Bushati: Po jo të futet presidenca në opozitë. Ai është burri i LSI. Është burri i Monikës
Agim Nesho: Ju keni një kompleks ndaj tij. E ke votuar zotin Meta ti?
Ervin Bushati: Po
Agim Nesho: Pse e votove?
Ervin Bushati: Ajo që unë pashë atë ditë nuk jam krenar. Ne si PS, votuam Ilir Metën me idenë që se do vinte të bënte një sakrificë të ngrihej mbi interesat familjare. Ai nuk e bëri. Të marrësh një mision të tillë për t’u bërë babai I republikës dhe nuk e bën.
Agim Nesho: Ashtu si e doni ju babain
Ervin Bushati: Ai ka deklaruar se më 26 Prill do bëhet kryetar i opozitës
Agim Nesho: Është puna e tij se çfarë vendos. Ju keni vetëm një sulltan. Ti je kryetari I shoqatës së miqësisë Shqipëri-SHBA. A të shqetëson kur flet ambasadorja amerikane për investimet apo vetëm 12 mijë votat?
/mv.abcnews.al