Meta emëron këshilltar për Sigurinë ish-kreun e SHISH

schedule20:08 - 15 Nëntor, 2017

schedule 20:08 - 15 Nëntor, 2017

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqirin.

Para emërimit të tij si Këshilltar i Presidentit të Republikës, Shaqiri ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës prej muajit Shkurt 2016; në periudhën 2014 – 2015 ka shërbyer si Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes; ndërsa prej vitit 2005 deri në vitin 2012 ka shërbyer si Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Sipas njoftimit të presidencës, Bahri Shaqiri u emërua Këshilltar i Presidentit Meta në muajin Tetor 2017.

Shaqiri ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit Juridik, Universiteti i Tiranës, prej nga është diplomuar me titullin Jurist në vitin 1992. Ai është lindur më 8 Qershor 1970, në Tiranë, është i ve dhe ka dy djem./tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!