Meta e Rama përshëndesin marrëveshjen për emrin e Maqedonisë

schedule20:56 - 12 Qershor, 2018

schedule 20:56 - 12 Qershor, 2018

Pas njoftimit të arritjes së marrëveshjes për çështjen e emrit mes Greqisë dhe asaj që tashmë do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut, ka reaguar edhe Tirana zyrtare. Kreu i Shtetit Ilir Meta nëpërmjet një mesazhi në Tuiter shprehet shumë i gëzuar për marrëveshjen historike mbi emrin e Maqedonisë! “Vjen në momentin e shumëpritur si një perspektivë më e qartë euroatlantike për rajonin tonë. Vlerësim për kurajën e përgjegjësinë e lidershipit politik të greqise dhe Maqedonise që kontribuan për këtë arritje të rëndësishme.”

Më herët reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit nëpërmjet një statusi në rrjetin social Tuiter ka vleresuar se: “Dy liderë progresivë te vendeve fqinj bene histori dhe i treguan Bashkimit Europian dhe botës sesi vizioni dhe vullneti e tejkaluan të shkuarën dhe gjetën vend për të ardhmen.” Në mesazhin e tij kreu i qeverisë nderon vullnetin e kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për ta bërë që tani Ballkanin një vend më të mirë falë tyre. /abcnews.al