Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat para nisjes së Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë, tha se ndjen keqardhje kur u pyet se si ndihet që pas kaq shumë vitesh në politike po lihet jashtë.
Ajo tha se në këto 30 vite ka qenë një “akademi politike” dhe se tashmë ka ardhur koha që të ketë prioritete të tjera.
“Normal që ndjej keqardhje sepse nuk mund të thuash në 30 vjet të jetës tënde politike të t’i fshijnë me një vendim dhe të të përzënë për shkak sepse ke zgjedhur të ndërtosh familje, dhe jo përfitime. Kështu që për mua përsëri është më e rëndësishme familja sesa politika dhe në këto 30 vjet, jam investuar që të forumin rinor eurosocialist shqiptar për të ndihmuar të rinjtë dhe të reja për të qenë sot ata që janë. Mund të them se jam një ndër akademitë politike më të vjetra në historinë e politikës shqiptare, me shumë të rinj dhe të reja që sot janë si në PS edhe në PL, por mendoj se ka ardhur koha koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era.“, tha ajo./abcnews.al