Meta: Dy gabimet historike të opozitës. Më ka humbur interesi edhe për Monikën

schedule00:04 - 28 Shkurt, 2020

schedule 00:04 - 28 Shkurt, 2020

Presidenti Meta kritikoi dy herë opozitën duke deklaruar se ajo ka bërë gabim historik për largimin nga institucionet. “Ata kanë bërë një gabim historik me largimin nga parlamenti. Ashtu si Edi Rama ka një përgjegjësi historike që vrapoi për t’i zëvendësuar. Sipas Kushtetutës një deputet duhet 30 ditë për ta zëvendësuar. Ilir Meta i është drejtuar shqiptarëve për të kthyer rendin kushtetues”, tha Meta.

I ftuar mbrëmjen e sotme në Opinion, Presidenti sqaroi se megjithëse mazhoranca ia ktheu dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, populli u përgjigj duke mos marrë pjesë në votime. Sa i përket çështjes së 13 tetorit të cilën ai e dekretoi si datën e re të zgjedhjeve, Meta shtoi se fakti që në atë ditë ato nuk u zhvilluan zgjedhjet është faji i opozitës.

“Mazhoranca ia ktheu dekretin presidentit por populli fare sepse nuk doli në votime… 5% dolën. 27 ditë që të dilnin rezultatet 13 tetori ishte gabimi i opozitës”, tha Presidenti.

Ndërsa iu përgjigj pyetjes së një prej ndjekësve në FB e “Opinion” nëse do të kishte një koalicion me Edi Ramën për zgjedhjet e vitit 2021, Meta u shpreh: “0% interes. Madje edhe për Monikën më ka humbur interesi, që kur la mandatet dhe më gënjeu mua. Do t’ju tregoj mesazhet që i kam dërguar asaj dhe Petrit Vasilit”, tha Meta. /Opinion.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!