Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta “divorc” me Monikën/ Elezi: Partitë që janë parti familje, nuk janë institucion!

schedule13:29 - 17 Prill, 2024

schedule 13:29 - 17 Prill, 2024

Ibsen Elezi ish-kandidati për kryetar të PD në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për situatën politike në vend, duke analizuar edhe deklaratat dhe akuzat e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

I ndalur tek situata me Monika Kryemadhin dhe deklaratat e Metës, Elezi tha se partitë që janë parti familje nuk janë institucion.

“Këto janë parti që në themel të funksionimit të tyre kanë kryetarin. Edhe kur Meta ishte President ishte lidhur ngushtë, dhe aty ishte Kryemadhi. Partitë që janë parti familje nuk janë institucion sepse nuk përbën sens”, tha Elezi.

Gjithashtu ai u shpreh: “Zoti Meta dhe shumë politikanë të tjerë të rëndësishëm, nuk e kanë marrë në konsideratë që zullumi vjen një ditë edhe këputet. Nuk mund t’i shmanget askush, ato mund ta vonojnë procesin, por s’mund ta ndalojnë. Do të vijë një ditë dhe kjo do të ndodhë. Secili prej tyre do të ballafaqohet me drejtësinë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!