Meta: Dhimbje e trishtim, që legjenda e poezisë Lefter Çipa, u ndaj sot prej nesh

schedule09:24 - 18 Shkurt, 2021

schedule 09:24 - 18 Shkurt, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të poetit vlonjat Lefter Çipa.

Meta në mesazhin e tij të ngushëllimit në rrjetin social Facebook shkruan se është humbje e madhe që legjenda e poezisë dhe e polifonisë shqiptare, Nderi i Kombit, Lefter Çipa, u ndaj sot prej nesh.

Dhembje e trishtim nga lajmi, që nuk do donim ta merrnin kurrë, legjenda e poezisë dhe e polifonisë shqiptare, Nderi i Kombit, Lefter Çipa, u ndaj sot prej nesh.

Krijuesi brilant i Bregut, me frymëzim thellësisht kombëtar, iku në përjetësi, për të na lënë të gjithëve një trashëgimi të vyer artistike e kulturore, ku spikatin perlat e polifonisë shqiptare të krijuara mjeshtërisht prej tij dhe që do këndohen në jetë të jetëve, sa të ketë shqiptarë.

Familjes Çipa, komunitetit të dashur të Pilurit kuqezi, gjithë poetëve dhe polifonëve, ju përcjell ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na lëndoi të gjithëve.

Lefter Çipës i jeton poezia, i jeton kënga, i jeton shpirti kuqezi! I paharruar kujtimi i tij!”, shkruan Meta./abcnews.al