Meta dhe Rama sërish bashkë, Presidenti i jep dorën Ballës dhe deputetëve socialistë

schedule12:43 - 29 Nëntor, 2019

schedule 12:43 - 29 Nëntor, 2019

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama bënë bashkë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 75-vjetorit Ditës së Çlirimit nga pushtimi nazi-fashist. Dy krerët vendosën lule tek Monumenti “Nënë Shqipëri”, duke u përkulur me respekt para kujtimit të tyre.

Ajo që ra në sy gjatë këtyre homazheve ishte sërish veshja jo ceremoniale e kryeministrit Rama, i cili qëndronte në krah të Presidentit Meta.

Në përfundim të homazheve, kreu i shtetit i dha dorën të gjithë përfaqësuesve të PS që ishin të pranishëm tek Varrezat e Dëshmorëve, mes tyre Taulant Balla dhe deputetët socialistë.

Ditën e djeshme, Rama dhe Meta patën shtrëngim duarsh në Vlorë, gjatë ceremonisë për 107-vjetorin e Pavarsisë së vendit. Gjatë këtyre ditëve të vështira për vendin, Meta dhe Rama kanë lënë mënjanë përplasjet e fundit dhe janë fokusuar tek pasojat e tërmetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!