Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Meta dhe ndërkombëtarët kërkuan Venecian, Kuvendi voton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor

schedule08:10 - 29 Tetor, 2020

schedule 08:10 - 29 Tetor, 2020

Partia Socialiste  duket se dhe pas thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe apelit të presidentit Ilir Meta për të mos i votuar ndryshimet kushtetuese pa ardhur opinioni i Komisionit të Venecias është e vendosur të miratojë Kodin Zgjedhor, duke rrëzuar dekretin e Metës.

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte në orën 10:00 ku pritet që deputetet të mblidhet në seancës plenare, ndërsa në rendin e ditës janë 10 çështje që pritet të diskutohen dhe votohen, mes tyre është edhe votimi për dekretin e kthyer të presidentit Meta, sa u takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Ndërkohë ky dekret në Komisionin e Ligjeve u rrëzua me plot 15 vota kundër, ndërkohë që sipas informacioneve edhe sot pritet që mbështetja për këtë nismë të Partisë Socialiste të jetë e madhe, pasi mësohet se kjo e fundit i ka siguruar më shumë se 84 vota që nevojiten për të kaluar Kodin e ri Zgjedhor dhe rrëzuar kështu dekretin e Metës.



Rendi i ditës në Kuvend:

Miratim i procesverbalit te seances plenare te dates 22.10.2020

  1. Njoftim i 9eshtjeve te depozituara ne Kuvend per shqyrtim
  2. Interpelance me ministrin e Shtetit per Rindertimin kerkuar nga deputeti Halit Valteri.
  3. Akt normativ me fuqine e ligjit nr. 31, date 7.10.2020 “Per faljen e masave administrative me karakter ndeshkues te vendosura gjate periudhes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19 dhe familjeve te demtuara nga fatkeqesite natyrore”.
  4. Projektligj “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 108/2014 “Per Policine e Shtetit” te ndryshuar””.
  5. Projektligj “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895, date 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar””.
  6. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se angazhimit, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleances GA VI, per pjesemarrjen ne strukturen globale te qasjes ne vaksinat COVID-19 (Covax Facility)”.
  7. Dekret nr. 11. 797, date 22.10.2020 “Per kthimin per rishqyrtim ne Kuvend te ligjit nr. 118/2020 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10.019, date 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise”te ndryshuar””.
  8. Projektvendim “Per miratimin e struktures, organikes dhe kategorizimit te pozicioneve te punes te Komisionit te Prokurimit Publik (KPP)”.

10.Diskutime per 9 ceshtje jashte rendit te <lites (60′).

III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19 ne seance plenare.

  1. Ngarkohen sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te <lites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.
  2. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!