Meta dhe Berisha përballë PS-së, Klosi: I kemi mundur, duan të krijojnë frymë të re me personazhe të sprovuara

schedule20:42 - 6 Tetor, 2022

schedule 20:42 - 6 Tetor, 2022

Partitë politike kanë ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme lokale. PS me sa duket do të ketë përballë një koalicion Berisha-Meta së bashku me partitë e tjera opozitare. Por kjo nuk përbën aspak problem për Blendi Klosin, drejtuesin politik të Vlorës dhe deputetin e PS.

I ftuar në “Radari Informativ’ në ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi, Klosi u shpreh se nuk ka të bëjë individi që garon përballë PS, por forca politike. Sipas tij, PS i ka mundur këto forca politike, ndaj u shpreh i bindur për fitore.

Pjesë nga biseda: 

Xhokaxhi: Këtë herë keni përballë si Berishën ashtu dhe Metën.

Klosi: Ne nuk e zgjedhim dot kundërshtarin. Nuk e di kush është arsyeja që njerëzit mund ta rivotojnë këtë frymë të re që duan të krijojnë me personazhe të sprovuara. Këtu nuk ka të bëjë shumë individi, ka të bëjë forca politike. Dhe këto forca politike me këta individë ne i kemi mundur. Ne po merremi shumë fort me organizimin e PS për garën e ardhme elektorale. Nesër do të kemi një takim të kryeministrit së bashku me kryetarët e bashkive, për të analizuar secilin nga këta kryetarë.

Xhokaxhi: Do të ketë rikandidime në këtë garë?

Klosi: Nuk ka një përgjigje për këtë situatë. Është pothuajse e pamundur se çfarë do të bëj ndryshe në kushtet kur PS qeveri 60 nga 61 bashki. Individi është në shërbim të forcës politike. Ka 2 mandate, 3 nuk ka rëndësi. Kriteri do të jetë në raport me qytetarët, atë çfarë kanë bërë për qytetarët apo premtojnë se do të bëjnë. Nuk është një kriter jetëgjatësia. E gjithë situata do të kalojë në një sitë të rëndësishme që është sita e popullit.

Xhokaxhi: Keni marrë përsipër Vlorën. Vlora ka të paktën 2 personazhe brenda PS që ngrejë pikëpyetje se si u nxorën jashtë skene, Leli dhe Ahmetaj.

Klosi: Janë të dy kolegë me mandat të dhënë nga qytetarët. Ne si përfaqësues të PS e kemi këtë ndryshim nga forcat e tjera. Është një parti aq e madhe dhe në këto kushte është shumë pak vlera e individit në krahasim me vlerën e partisë. Kjo është një betejë. Ne shkojmë për të menaxhuar momentin politik, për të përgatitur forcën tonë politike. Kemi debatet tona, problematikat dhe i diskutojmë brenda forumeve. Mos prisni që PS të dalë para medieve. Drejtuesi politik që shkon të Vlorë duhet t’i marrë të gjitha fitoret. Nëse kjo nuk ndodh edhe mbi mua do ketë dyshime. Asnjë nuk është i pazëvendësueshëm. Kjo është formula. Është partia e cila ka rritur historikisht të krijojë ambientin e përshtatshëm për gërshetimin e brezave./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!