Meta dhe Berisha në krizë? Kreu i “Foltores” nuk i përmend emrin aleatit

schedule15:43 - 21 Korrik, 2023

schedule 15:43 - 21 Korrik, 2023

TIRANË- Si Ilir Meta një ditë më parë, edhe Sali Berisha këtë të premte mohoi të ketë një krizë mes tyre, edhe pse pas 14 majit, kur aleanca e tyre humbi thellë në zgjedhje, nuk vihet re e njëjta marrëdhënie e ngushtë që kanë pasur përpara.

Në konferencën me gazetarët Sali Berisha iu përgjigj shkurt gazetarëve, kur u pyet nëse në vjeshtë ai do të jetë bashkë apo pa Ilir Metën në krah. Madje, Berisha shmangu të përmend dhe emrin e aleatit të tij, ashtu sikundër bëri dhe kreu i PL-së, të enjten.

““Do të jetë një aleancë e fuqishme që do të përmbyës këtë regjim. Me apo me Ilir Metën? Sigurisht që me kryetarin”

Vjeshta premton të jetë me temperatura të larta edhe për vetë grupet e PD-së, që aktualisht secila është më vete.

Sali Berisha vijon të pres krah hapur grupin e Gazment Bardhin, ndërkohë ky i fundit do të shihet se ku do të pozicionohet pasi Lulzim Basha do të rimarrë postin e lënë pak më shumë se një vit më parë.

“Unë shpresoj se me grupin tjetër, ne do gjejmë mirëkuptim të plotë. Sepse ata, siç e kam theksuar, kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe parimor ndaj primareve. Kurse me pengun e Edi Ramës, vetëm kur të pranojë Edi Ramën në koalicion, apo në bashkëpunim, mund të pranojë pengun e tij”, shtoi ai.

Pritet të shihet si do të jetë vjeshta e opozitarëve, do të jenë bashkë apo edhe më të përçarë se këto dy vitet e fundit./ abcnews.al

LEXOO EDHE: Meta nuk konfirmon krizën me Berishën/ Kreu i PL: Koordinimi vazhdon. Por…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!