Platforma Meta, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka njoftuar se do të ndalojë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformat e saj kudo në botë.
Një ditë më parë kompania njoftoi për ndërprerjen e të gjithë reklamave për mediat ruse, ndërsa këtë të shtunë ka rikonfirmuar se vendimi do të jetë në fuqi dhe gjatë fundjavës.
Kreu i politikës së sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter ka bërë me dije vendimin.
“Ne do të vazhdojmë të aplikojmë etiketa për mediat shtetërore ruse”, ka shkruar ai./abcnewsa.l
1/ We are now prohibiting Russian state media from running ads or monetizing on our platform anywhere in the world. We also continue to apply labels to additional Russian state media. These changes have already begun rolling out and will continue into the weekend.
— Nathaniel Gleicher (@ngleicher) February 26, 2022