Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga “selia blu” ku prej disa minutash u takua me ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Në fjalën e shkurtër për mediat ai nuk bëri të ditur detaje rreth asaj se ç’ka folën me Berishën, duke u shprehur vetëm se opozita do të jenë bashkë për ndryshim.
Jemi një ditë pas publikimit të listës për këshillin bashkiak në Tiranë nga Partia e Lirisë, ku nuk kishte asnjë kandidat të “Foltores”.
Kujtojmë që Berisha në krahun tjetër është duke kërkuar “rrugën” për të hyrë në zgjedhje, kur jemi 5 ditë nga përfundimi i afatit i përcaktuar në KQZ, për regjistrimin e koalicioneve.
Pjesë nga fjala e Metës:
PL dhe PD koalicion?
Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim.
Do të pranoni kandidatë të PD për Këshillin Bashkiak?
Kandidatët e “Primarëve” janë të mrekullueshëm.
Shumica i kandidatëve për Këshillin Bashkiak do të jenë të opozitës së bashkuar. r.t/abcnews.al