Presidenti i Republikës Ilir Meta i akordoi Agur Vernozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës. Kjo dekoratë iu dorëzua djalit të 53 vjeçarit që humbi jetën duke tentuar të mbrojë nga grabitja biznesin privat të mikut të tij në qytetin e Fierit.
Presidenti i Republikës e vlerësoi Agur Vernozin për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.
Agur Vrenozi humbi jetën pasi u plagos rëndë gjate grabitjes së një pike të këmbimit valuator të premten në Fier./abcnews.al