Meta bekon bashkimin Bardhi-Berisha/ Kreu i PL: Të gjithë bashkë, përballë narkoqeverisë

schedule17:29 - 13 Shkurt, 2024

schedule 17:29 - 13 Shkurt, 2024

TIRANË-Bashkimi mes Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit që deri dje dukej i pamundur, sot është bekuar nga Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë e quan bashkimin mes dy grupimeve, një nismë të dobishme. Sipas Metës çdo bashkim i sinqertë forcash dhe potencialesh mund t’i shërbejë opozitës.

“Mendoj se çdo bashkim i sinqertë forcash, energjish, potencialesh, të fjetura deri tani patjetër që është shumë pozitiv, sepse nuk jemi në një situatë normale, por jemi praktikisht në një narkodiktaturë, edhe duhet të ketë një vijë të qartë demokaracioni me narkodiktaturën.”, tha ai.

Në një konferencë me gazetarët, Ilir Meta nuk nguroi të komentonte me entuziazëm vizitën e Gazmend Bardhit, pas kthimit nga Amerika poshtë ballkonit të Berishës.

“Çdo dallim duhet lënë mënjanë, në mënyrë të që arrihet një sinergji dhe kohezion sa më përfshirëse jo vetëm brenda opozitës, por brenda gjithë shoqërisë, e cila po vuan nga kjo narkodiktaturë”, shtoi Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë zgjodhi të tregojë publikisht mbështetjen e tij, disa ditë pas bërjes zyrtare të raportit Bardhi-Berisha./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!