Meta “bekoi bashkimin” Bardhi-Berisha/ Çupi: S’mund t’i imponojnë më jetës politike dhe sociale të vendit

schedule18:44 - 13 Shkurt, 2024

schedule 18:44 - 13 Shkurt, 2024

TIRANË- Analisti Frrok Çupi, gjatë intervistës në “Special Report” analizoi daljen publike të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili mes tjerash zgjodhi të “bekojë” bashkimin e Gazment Bardhit me Sali Berishën.

Ai theksoi se kjo deklaratë e tij nuk ka ndonjë vlerë, pasi Meta nuk ka asnjë ndryshim politik nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Sipas Çupit, dyshja politike Meta-Berisha nuk kanë më asnjë mundësi që t’i imponohen jetës politike dhe asaj sociale në Shqipëri.

“Meta është njësoj si Bardhi, njësoj si Noka, si gjithë këta që shkojnë te ballkoni. Janë politikanë vibrantë. Meta nuk ka as parti, nuk dërgon më as katër veta poshtë ballkonit, edhe sikur të donte. Nuk mund t’ia imponojnë më jetës politike dhe sociale të vendit.”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!