Meta apel qeverisë: Asistencë ndërkombëtare për vlerësimin e dëmtimeve

schedule16:34 - 23 Shtator, 2019

schedule 16:34 - 23 Shtator, 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë të ftojë zyrtarisht Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga tërmeti.

Kreu i shtetit ka vlerësuar ruajtjen e qetësisë nga të gjithë dhe rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe solidaritetit njerëzor nga aktorët institucionalë, politikë, shoqërorë dhe mediatikë, për normalizimin e plotë të situatës, pas tronditjeve të ditëve të fundit.

Meta ka theksuar se keqpërdorimi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar një shqetësim të përgjithshëm, në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme, vetëm në interes të qytetarëve të traumatizuar nga tronditjet dhe pasojat në banesat e pronat e tyre. /ABC News Albania 24/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!