Meta apel për përfshirje më të madhe të grave në kërkimin shkencor

schedule16:59 - 12 Shkurt, 2018

schedule 16:59 - 12 Shkurt, 2018

Në ditën ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë presidenti i Republikës, Ilir Meta, apeloi për përfshirje më të madhe të tyre në kërkimin shkencor dhe garantimin e barazisë gjinore.

Kreu i Shtetit e cilësoi thelbësore këtë per realizimin e objektivave vitale për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie.

Presidenti zhvilloi një veprimtari të posaçme në bibliotekën “Musine Kokalari” në njësine administrative numër 7 në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësuesi i UNwomen në Shqipëri, Giuseppe Belsito, pedagoge, shkencëtare, nxënëse të shkëlqyera të shkollave të mesme, studente si dhe gra që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite në shkencë.

Me këtë rast Presidenti Meta i dhuroi Bibliotekës tri libra të autorëve shqiptarë, Kristo Frashëri, Virgjil Muçi dhe Marin Barleti për Heroin tonë Kombëtar, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu./abcnews.al