Mësuesja që rriti breza/ Historia e Klio Dhrosos që nuk u nda kurrë nga Dhrovjani

schedule20:15 - 14 Qershor, 2025

schedule 20:15 - 14 Qershor, 2025

Në Dhrovjan të Finiqit, një fshat i madh por me njerëz pak, takojmë Klio Dhroso, një ish mësuese sot 90 vjeç. Jeta për Klion nuk nisi të ishte aspak bujare, me një fëmijëri të kaluar në Shtëpinë e Femijës Sarandë, por me ëndrra që rriteshin bashkë më të.

Klio ëndërronte të bëhej mësuese dhe ashtu u bë. Pasi përfundoi studimet pedagogjike për gjuhë shqipe ajo u emërua mësuese në një nga fshatrat më jugorë.

Sakrificat ishin të mëdha, por Klio e bënte punën me pasion, ndërsa me prindërit e fëmijëve që mësonte thotë se bëheshin si një familje.

Disa vite më vonë fati do ta çonte sërish në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë, por këtë herë si edukatore. Në gjithë këto vite punë, mësuesen e merrte malli për vetëm një gjë, fshatin e saj Dhrovjanin.

Që nga ai moment ajo dhe i shoqi kaluan pjesën tjetër të jetës në Dhrovjan. Edhe kur i shoqi ndërroj jetë Klio refuzoi sërish të largohej nga fshati. Sot ish mësuesja jeton në fshatin e boshatisur, mes kujtimeve dhe punëve të fshatit , që nuk nuk e lodhin kurrë.

Nostagjia për vitet e punës e ndjek gjithmonë, madje thotë se mësuesit atëherë punonin me më shumë pasion. Klio Dhroso është dëshmi e njerëzve që punojnë me pasion të madh dhe mosha është thjesht një numër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!