Mësuesit ndihmës, Shahini: Do t’i shtojmë, të aplikojnë të diplomuarit në shkenca sociale

schedule12:30 - 3 Tetor, 2019

schedule 12:30 - 3 Tetor, 2019

Ministria e Arsimit do të shtojë numrin e mësuesve ndihmës nëpër shkolla. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Besa Shahini sipas të cilit për t’u punësuar mund të aplikojnë dhe ata që kanë përfunduar studimet për shkenca sociale, por për këtë duhet të plotësojnë disa kushte.

Teorikisht është në rregull, por praktikisht nuk funksionon.

Një mësues ndihmës është llogaritur të ndjekë katër nxënës me aftësi të veçanta, por shpesh ata nuk janë në një klasë e jo të gjithë mund të marrin mësime prej tij.

Problemin e pranon dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, e cila në një interpelancë  me prindërit transmetuar në ERTV tregoi zgjidhjen e menduar.

Në ndihmë do të vijnë dhe ata që kanë mbaruar studimet për shkenca sociale, por për t’u punësuar duhet të plotësojnë disa kushte.

Ndërkohë që mësuesit do të ndihmojnë nxënësit në klasa psikologët do të mbikëqyrin procesin nga jashtë. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë thotë se aktualisht janë punësuar 560 psikologë të cilët janë shpërndarë në ato shkolla ku numri i nxënësve me aftësi ndryshe është më i madh. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!