Shkollat në Francë kanë organizuar një grevë të paprecdentë kundër protokollit të ministrisë së arsimit për t’u përballur me pandeminë. Që nga rikthimi në shkollë as pushimeve të fundvitt, rregullat kanë ndryshuar tre herë, shkruan CNN
Në shesh u mblodhën të gjithë anëtarët e sektorit të shkollave duke kërkuar më shumë qartësi në protokollet shëndetësore të imponuara, duke u shprehur të lodhur nga lajmërimet e zakonshme që bëhen nga qeveria. Me anë të një deklarate të përbashkët ata u shprehën se nuk është një grevë kundër virusit, por për situatën e krijuar nga rregullat për testimet dhe gjurmimin e kontakteve. Por dhe për mungesën e maskave për personelin.
Grevës i është bashkuar 75% e mësuesve francezë të shkollave fillore ndërsa gjysma e shkollave në vend u mbyllën. Ministria franceze e arsimit premtoi se do të shpërndahen 55 milion maska kirurgjikale çdo muaj, por sindikatat duan maska të llojit FFP2. Gjithashtu numri i infektimeve në këtë sektor rritet si pasojë e qarkullimit të variantit Omicron.
Në Paris një javë më parë u konfirmua se rreth 5% e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme janë infektuar. Ministria e arsimit numëron 50 mijë raste të reja me Covid mes studentëve, ditët e fundit, si dhe shumë klasa në karantinë si pasojë e virusit.
/abcnews.al