Rreth 35 nxënës nga mosha 7 deri në 12 vjeç janë izoluar për orë të tëra në një klasë në një shkollë fillore në Kinë, pasi një mësues ka rezultuar pozitiv me Covid.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një institut në Pekin. Ndërkohë prindërit për mediat theksojnë se janë mbledhur jashtë objektit për të dëgjuar nga fëmijët e tyre.
Ndërkohë drejtori i shkollës pas mesnate është shprehur se i është marrë tamponi dhe do të kalonin natën në shkollë për të pritur rezultatet.
Gjithashtu bëhet me dije se për shkak të këtij rasti është mbyll shkolla përkohësisht. Që nga fillimi i pandemisë, Kina ka qenë shumë e rreptë në masat e kontrollit kundër Covid dhe nuk tregon shenja ndryshimi në mënyrën se si e përballon virusin./abcnews.al